Ακυρώνουν την εκδήλωση στην Αθήνα με πρόφαση την αδυναμία της ελληνικής αστυνομίας να τους προστατεύσει απ’ την Χρυσή Αυγή.
Διαβάστε την δημοσίευση της εφημερίδας TEMA:
Aleanca KuqeZi anulon aktivin e saj në Athinë pas presioneve: E bëjmë në respekt të jetës së emigrantëve
Policia refuzon lejen dhe garantimin e sigurisë për aktivitetin. Presion nga neonazistët e Agimit të Artë
Aleanca KuqeZi ka njoftuar se ka anuluar aktivin e saj në Athinë, me rastin e themelimit të degës së AK. Shkak është bërë presioni i neonazistëve të Agimit të Artë, por edhe neglizhenca ekstreme e policisë greke.
“Aleanca Kuq eZi kishte planifikuar prej disa ditësh organizimin e një takimi me qindra emigrantë shqiptarë në qendër të Athinës me rastin e themelimit të degës së AK në Greqi dhe konferenca do të mbahej në Hotel Stanley.
Mbrëmjen e të premtes policia greke ka refuzuar lejen dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e këtij aktiviteti të AK dhe ka paralajmëruar organizatorët e takimit P.C (për arsye sigurie po japim vetëm inicialet) se nuk do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e pritshme dhe për jetën e të gjithë pjesëmarrësve.
Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme katër deputetë të partisë naziste greke “Agimi i Artë” kanë shkuar në shtëpitë e disa aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi duke kërcënuar familjet dhe fëmijët e tyre në rast së do të vendosnin mbajtjen e aktivitetit të planifikuar.
Grupime të partisë “Agimi i Artë” prej disa ditësh janë zhvendosur në hotelin ku do të mbahej aktiviteti duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi përfaqësuesit e AK si dhe kanë vendosur në ambientet e jashtme të hotelit një parullë ku shkruhet: “Poshtë fashistët kuqezi shqiptar”.
Si rrjedhojë e këtij presioni të fortë dhe agresiv të përfaqësuesve të “Agimit të Artë”, të cilët nuk kanë kursyer as dhe pronarët e Hotelit Stanley që ndodhet në qendër të Athinës i kanë detyruar ata të anulojnë kontratën për zhvillimin e aktivitetit.
Aleanca Kuq e Zi në respekt të sigurisë së jetës së emigrantëve shqiptarë në Greqi por mbi të gjitha prej neglizhencës ekstreme të forcave të sigurisë së policisë greke ka vendosur të mos e zhvillojë aktivin e parë të saj për degën e Athinës,” thuhet në njoftimin e AK.
“Aleanca Kuq e Zi i kujton opinionit publik zhvillimet që pasuan kremtimin e festës së çlirimit të Greqisë që u mbajtën në Shqipëri ku me qindra njësi të patrullave të përgjithshme të policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA shoqëruan hap pas hapi dhe kilometër për kilometër shtetasit grek, zyrtarët grekë, madje përfaqësuesit e “Agimit të Artë” dhe ndërkohë nga ana tjetër policia greke ka deklaruar haptazi se nuk garanton as rendin, as qetësinë madje as jetën e emigrantëve shqiptarë që po organizonin aktivitetin e Aleancës Kuq e Zi.
Për Aleancën Kuq e Zi është shumë herë më e rëndësishme jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi se sa zhvillimi i një aktiviteti, i cili kishte për qëllim themelimin e degës së AK në Athinë.
Me këtë rast AK falenderon mbarë komunitetin shqiptarë në Greqi I cili ishte angazhuar për një aktivitet madhështor. Deri në një vendim të dytë, i cili sigurisht do të jetë në favor të zhvillimit të këtij aktiviteti, AK ju falenderon për mirëkuptimin dhe ju siguron se nuk do të tërhiqet nga zhvillimi i aktivitetit”.

