Μία απ’ τις μεγαλύτερες ειδησεογραφικές ιστοσελίδες της Αλβανίας, η noa.al αναφέρει πως το MEGA συμμαχεί με τον Μπερίσα. Ως συνδετικό κρίκο μεταξύ MEGA και της Κυβέρνησης Μπερίσα παρουσιάζουν τον Σπύρο Ξέρα.
Το άρθρο αναφέρετε ουσιαστικά στο πλαίσιο αιτημάτων του MEGA και την πρόταση για την αυτονόμηση της Βορείας Ηπείρου.
Ακολουθεί το άρθρο στα Αλβανικά:
Aleatët e Berishës, të Partisë MEGA, kërkojnë hapur Autonominë e “Vorio-Epirit”
Tiranë, 22 Shkurt 2012 NOA – Për herë të parë, pas kaq vitesh, politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA”, kanë kërkuar hapur “Autonominë e Vorio- Epirit”.
MEGA është aleate e Qeverisë së Kryeministrit Berisha, dhe ka një Ministër, Spiro Ksera, që mbulon Ministrinë e Punës dhe…, i cili, para se të bëhej ministër, në një takim në Selanik, gjithashtu u prezantua edhe si Kryetar i “Vorio-Epirit”.
Kjo kërkesë e tyre është deklaruar ditën e diel, më 19 shkurt 2012, me rastin e shpalljes së Autonomisë më 17 shkurt 1914.
Kjo ka ndodhur në fshatin Krane të Prefekturës së Delvinës, ditën e diel në kishën e Shën Gjergjit.
Me rastin e shpalljes së Autonomisë, përfaqësues të partisë së minoritetit MEGA kanë vajtur në përmendoren e Thimios Lolit, një nga andartët më të egër që ka bërë masakra të mëdha mbi shqiptarët dhe ka luftuar për shpalljen e Autonomisë së “Vorio Epirit” më 1914.
Kapedani vlonjat Sali Vranishti ka luftuar hapur me bandën andarte të Thimio Lolit.
Në eposin popullor shqiptar përleshja midis tyre është e gdhendur në vargjet:
“Dil pusht, të shikojmë shoqi shojnë, shqiptarët fshehur s’qëllojnë!”.
Në këtë ceremoni përkujtimore foli gazetari Theodhoros Asvestopulos, i cili përshkojë ngjarjen historike që çoi në shpalljen e Autonomisë më 17 shkurt 1914, në Gjirokastër.
Më tej fjalën e mori kryetari i partisë MEGA të minoritetit Kristaq Miços i cili tha:
“Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…”
Më tej kryetari i MEGËS Micos vuri kurora me lule tek përmendorja e andartit Thimo Lolis, i cili është nga fshati Krane.
Burime nga fshati Krane, bëjnë të ditur se ditën e diel ka pasur përplasje në fshat, midis kryeplakut te fshatit Spiro Cakuli që ka kundërshtuar mbajtjen e aktivitetit dhe përfaqësuesve të partisë MEGA.
Publikuar E Diel, 21 Mars 2010
Tiranë, 21 Mars 2010 NOA – Organizata e minoritetit grek OMONIA i ka lënë vendin një partie politike e cila synon të ketë zërin e saj në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet më të para të përgjithshme në vend.
Komisioni nismëtar per krijimin e partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA, është mbledhur në qendrën turistike Foinike te komunës Finiq per te miratuar programin, statutin, emrin, emblemën, vulën, flamurin dhe Këshillin Drejtues te kësaj partie.
Burime zyrtare të MEGA i thanë agjencisë NOA se në këtë takim, ne prezence edhe te noterit u miratuan njëzëri i gjithë dokumentacioni ligjor dhe u firmos nga i gjithë grupi nismetar, pasi, gjate gjithe periudhes nga shpallja e pare e kesaj nisme, eshte bere nje pune sistematike me pjesëmarrjen e shume intelektualeve dhe anetareve te Minoritetit Etnik Grek, sugjerimet e te cielve u pasqyruan ne dokumentin perfundimtar.
Firmetaret e pare te Partise Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen MEGA, jane 27 veta dhe perbejne nje grup figurash te reja intelektualesh dhe biznesmenesh, te cilet shkelqejne ne profesionin dhe punen e tyre si dhe gezojne nje autoritet te padiskutueshem ne Minoritet, – thanë burimet zyrtare nga MEGA.
Në këtë mbledhje u zgjodh Bordi i pare Drejtues, i cili sipas statutit do te drejtoje gjithe veprimtarine organizative dhe politike te partise deri ne zgjedhjet e përgjithshme me parimin nje anetar nje vote.
Kryetari i ketij bordi u zgjodh Kristaq Kiço, inxhinier elektronik; Nenkryetare Dhori Terpo, pedagog; Roland Vasili, pedagog; Jorgo Mano, mjek gjinekolog dhe sekretar z. Stefan Shendi.
Grupi nismetar theksoi me pergjegjesi se kjo parti i ka dyert te hapura per te gjithe minoritaret greke dhe miqte e tyre, dhe se ne gjithe veprimtarine e saj do te respektoje me korrektesi parimet e demokracise se brendshme dhe sidomos verdiktin e popullit, pasi i drejtohet atij dhe vetem atij per te perzgjedhur udheheqjen dhe organet kolegjiale.
Formacioni i ri politik konsiderohet vijimesi e organizates OMONIA, e ngritur ne nje nivel me te larte organizativ dhe me pergjegjesi per perfaqesim politik te minoritetit.

