Η απογραφή της ΟΜΟΝΟΙΑΣ μονοπωλεί το ενδιαφέρον του αλβανικού τύπου

fallback-wp

Το ερωτηματολόγιο της ΟΜΟΝΟΙΑΣ που πρώτο το blog.himara.gr προέβαλε εχθές, σήμερα παίζει στο πρωτοσέλιδο της Gazeta Shqiptare. Παραθέτουμε το άρθρο της αλβανικής εφημερίδας που έχει πλέον καθιερώσει άτυπη μόνιμη στήλη με τα θέματα της ΕΕΜ στην Αλβανία.

Censusi i minoritetit, ja formulari i OMONIA-s

Kur ka mbetur më pak se një javë nga nisja e procesit të regjistrimit të minoritetit, i iniciuar nga organizata OMONIA, zbulohet formulari dhe pyetjet me të cilat do të kryhet ky proces. Referuar dokumentit të publikuar nga vetë OMONIA, i cili mësohet është ende paraprak, do të jenë 15 pyete të cilat do të marrin përgjigje nga të qytetarët që do t’i nënshtrohen këtij regjistrimi. Ndër-kaq, edhe pse ky proces është kritikuar nga disa faktor të minoritetit, por edhe nga diplomatë grek, pritet që ai të nis më datë 24 korrik në të gjitha zonat ku jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri. Formulari i regjistrimit, i cili mban siglën e organizatës OMONIA, deri më tani është planifikuar të ketë 15 pyetje, të cilat nisin që nga gjeneralitetet personale e familjare si vendi i lindjes, data e lindjes, banimi i përkohshëm dhe banimi i përhershëm e vijojnë me pyetjet për gjuhën amtare, grupit etnik që i përket dhe besimit fetar. Ndërkohë, bëhet e ditur se këtij formulari mund t’i shtohen dhe disa pyetje të tjera, por kjo gjë ende nuk është e konfirmuar. Tashmë 350 regjistruesit, të cilët do të angazhohen në këtë proces janë duke marrë udhëzimet e fundit dhe pritet që më datë 24 korrik ata të nisin punë për regjistrimin e minoritetit etnik grek që jeton në Shqipëri.

Reagimet
Pas publikimit të lajmit për nisjen e këtij procesi më datë 24 korrik, kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano është shprehur në media se ky është një regjistrim që nuk prek interesat e individëve, por është një e drejtë e organizatës OMONIA për të regjistruar komunitetin e saj. “Ne pritëm të realizohet një regjistrim popullsie në nivel kombëtar. Përderisa ishte e pamundur, shpresojmë në të ardhmen do të kryhet një proces i drejtë që do të zgjidhë problematikat, ne të ndodhur përpara këtij fakti realizojmë regjistrimin e anëtarëve të komunitetit tonë”, – theksoi Bollano. Ndërkaq, befasues ka qenë dhe reagimi i ish-Konsullit Grek të Korçës, Theodoros Ikonomu, i cili ka dal kundër këtij procesi. “Regjistrimi i OMONIA-s do të shkaktojë konfuzion të mëtejshëm dhe ndarje në Epirin e Veriut. Një regjistrim i kryer nga OMONIA do të dështojë pasi nuk ka një bazë ligjore. Zoti Bollano tha që do të përdorë 350 anketues, ndërsa shteti shqiptar përdori me mijëra dhe sërish pati probleme”, – deklaroi Ikonomu. I pyetur në lidhje me deklaratën e Vasil Bollanos për të kryer regjistrimin me anë të internetit, ish-Konsulli është përgjigjur me shaka, duke u shprehur se: “Duhet të ketë kompjutera në të gjithë Epirin e Veriut”.

Thimi Samarxhiu

Δεν έγινε μετάφραση του αλβανικού άρθρου διότι ο υπεύθυνος μεταφράσεων και συν- μπλογκερ Σπαλαθρέας απολαμβάνει τις καλοκαιρινές του διακοπές. Ευχαριστούμε για την κατανόηση.

 

Στηρίξτε μας με μια δωρεά

Δωρεά μέσω PayPal

 

Μοιράσου το
Σχολίασε

Αφήστε μια απάντηση

Το σχόλιο θα ελεγχθεί πριν τη δημοσίευση του.