Η ομιλία του Πύρρου στο πρωτοσέλιδο της Gazeta Shqiptare

Η ομιλία του Πύρρου στο πρωτοσέλιδο της Gazeta Shqiptare

Η ομιλία του Πύρρου Δήμα που δημοσιεύσαμε προ ολίγων ημερών, εντυπωσίασε και τους Αλβανούς καθώς σήμερα Δευτέρα 11 Ιουνίου φιγουράρει σε πρωτοσέλιδο της Gazeta Shqiptare και μάλιστα με την ίδια φωτογραφία που και εμείς το προβάλαμε.


Το πρωτοσέλιδο της εφημερίδας Gazeta Shqiptare



Διαβάστε μέρος του άρθρου όπως δημοσιεύθηκε στην ιστοσελίδα της εφημερίδας:



Pirro Dhima: Greqia të mos e harrojë ‘Epirin e Veriut’



Pirro Dhima kritikon politikën e ndjekur deri më tani nga ana e partive greke për "Epirin e Veriut". Në një takim të zhvilluar pak ditë më parë, në praninë e kryetarit të PASOK-ut, Evangelos Venizelos, Pirro Dhima është shprehur kritik, duke deklaruar se deputeti i fundit në Parlamentin Grek nga Himara, ka qenë 100 vite më parë. Në fjalën e tij, 3 herë kampioni Olimpik, shpjegoi dhe një herë arsyet e pranimit të ftesës për të qenë kandidati i parë në listën e PASOK-ut, duke theksuar se simbolika e ngritjes së peshave, i duhet më së miri Greqisë në këto kohë të vështira të krizës ekonomike. "Unë jam një fëmijë i lindur në një zonë shumë të vështirë të helenizmit dhe të Epirit të Veriut dhe aty ku njerëzit ngrenë pesha tepër të rënda prej dekadash. Më fal, por unë do ta them ankesën time. Kjo zonë për shumë-shumë vite ishte e harruar nga partitë politike greke. Anëtari i fundit i Parlamentit Grek nga Himara ishte pikërisht 100 vjet më parë. Unë besoj që kalimi i kohës, zhbëri një padrejtësi. Kam mësuar nga fëmijëria që ta dua vendin tim, Greqinë, dhe në vështirësi të madha.", - deklaroi Pirro Dhima pak ditë më parë, në një takim të zhvilluar mes sportistëve në Athinë.



Kandidimi
Gjatë fjalës së tij, peshëngritësi i njohur ka vënë dhe një herë theksin tek pranimi i ftesës së ardhur nga ana e PASOK-ut, për të qenë kandidat i kësaj partie. "Gjithë jetën time unë kam ngritur pesha dhe kjo nuk është e lehtë. Unë e pranova propozimin e Presidentit Evangelos Venizelos, për të qenë në krye të listës, për shkak se unë mendoj se fsheh një simbolikë të thellë. Unë thellë besoj që Presidenti, duke e ditur shumë mirë se çfarë peshash të rënda ka vendi, m'u drejtua mua për t'i treguar popullit se ne do të kemi sukses", - u shpreh 3 herë kampioni Olimpik. Më tej, në fjalën e tij, Dhima u shpreh se medalja është një pikë referimi që bashkon një popull. "Unë iu përgjigja kësaj thirrjeje për të ndarë me të gjithë grekët, përpjekjet për të ngritur përsëri Greqinë, sepse kjo është një përpjekje kombëtare. Karriera ime në sport më ka realizuar ëndrrat e mia për Greqinë. Ishte një udhëtim i gjatë, Barcelona - Atlanta - Sydney - Athinë, të cilin e shikoi e gjithë bota dhe luftova gjithmonë për Greqinë.", - mbylli fjalën e tij, Pirro Dhima.



NGA: THIMI SAMARXHIU
Ρεπορτάζ απ' την εκδήλωση του ΠΑΣΟΚ "Ελλάδα και Βο...
Εκδήλωση: Ελλάδα και Βορειοηπειρωτικός Ελληνισμός
 
  1. Σχόλια (0)

  2. Σχολίασε

Σχόλια (0)

Δεν υπάρχει κάποιο σχόλιο στο άρθρο

Αφήστε τα σχόλια σας

Συνημμένα (0 / 3)
Share Your Location

ΒΡΕΙΤΕ ΜΑΣ

Μπορείτε να μας βρείτε και να συνδεθείτε μαζί μας στα παρακάτω μέσα κοινωνικής δικτύωσης

Ακολουθήστε μας:


Η σελίδα είναι αφιερωμένη στην μνήμη του Γιώργου Γκιώνη