Συνεχίζοντας την περιήγηση στην σελίδα μας αποδέχεστε την χρήση της τεχνολογίας cookies.

Δηλώσεις Ντούλε κατά PD και PS

Δηλώσεις Ντούλε κατά PD και PS

Στο πρωτοσέλιδο της εφημερίδας MAPO φιλοξενούνται οι χθεσινές δηλώσεις του κ. Ντούλε στο τηλεοπτικό κανάλι News24.

Το Δημοκρατικό και το Σοσιαλιστικό κόμμα μας έκλεψαν ψήφους το 2009

Διαβάστε παρακάτω το πλήρες άρθρο της MAPO:

 

Dule: Me PS kemi vakum, bshkë me PD na vodhën votat në 2009

 

Kreu i PBDJ-së, Vangjel Dule tha dje se aktualisht mes partisë së tij dhe PS-së ka vakum institucional dhe se nuk ekziston një dokument angazhues për të dyja palët. “Ka çështje që na bashkojnë, ka dhe të tjera që na ndajnë. Në momentet që do të fillojë të diskutohet për mënyrën e kandidimit për zgjedhjet e 2013-ës, do të ketë një shqyrtim”,- tha Dule në “5 pyetje nga Babaramo” në “News24”. Kreu i PBDNJ-së akuzoi më tej PS e PD për vjedhjen e votave në 2009, duke thënë se numërues në Gjirokastër i kishin pohuar miqësisht se votat e PBDNJ-së ndaheshin mes PS e PD-së. “Një votë për PS, një për PD-në e një për PBDNJ-në, kështu ndaheshin votat tona në 2009. Në 2009-ën, për nga vetë sistemi ne bëmë betejë nga 12 qarqe vetëm në 4 qarqe, se beteja në të tjerat ishin fiktive, votat shkuan në favor të PS e PD”, – tregoi Dule.

 

Sipas tij, këto pasoja kanë shkaktuar një pendesë për koalicion me PS-në dhe rrjedhimisht për zgjedhjet e ardhshme PBDNJ do të jetë shumë e vëmendshme. Dule kritikoi socialistët dhe lidershipin e tyre për fobi ndaj partive aleate dhe koalicioneve.

 

Sipas tij, sistemi aktual zgjedhor është penalizues për kandidimin autonom dhe rrjedhimisht, nëse do të ndryshojë, PBDNJ do të kandidojë e vetme në zgjedhjet e 2013-ës. Dule theksoi se PS është në kontradiksion në themel të çështjes së zgjedhjeve, pasi nga njëra anë jep konsensusin dhe favorizon koalicionet dhe nga ana tjetër vetë punon në nivel partiak sikur të dalë e vetme në zgjedhje. “Është fobike ndaj koalicionit. Nëse do të vazhdojë këtë situatë, është e destinuar për të qëndruar në minorancë”.

 

I pyetur se a do të bashkëpunojë PBDNJ e Dules me partinë e re që pritet të krijojë

 

Presidenti Topi pas presidencës, Dule u përgjigj se “nuk thashë se PBDNJ do të bashkëpunojë me partinë e zotit Topi, thashë se zoti Topi do të bëjë parti dhe nëse do të krijoheshin kushtet për bashkëpunim në spektrin e qendrës, do të ishte në favor të zhvillimeve politike të vendit për të shmangur polaritetin  politik 20-vjeçar”.

 

Por sesa do të realizohet në praktikë kjo ide, Dule tha se është pesimist, pasi mentaliteti politik ka penguar nisma të tilla. “Do të jemi shumë më të matur në përpilimin e strategjisë elektorale për 2013”.

Σεβαστιανός (ποίημα)
Καθυστερούν οι διαδικασίες πολιτογράφησης
 
  1. Σχόλια (0)

  2. Σχολίασε

Σχόλια (0)

Δεν υπάρχει κάποιο σχόλιο στο άρθρο

Αφήστε τα σχόλια σας

Συνημμένα (0 / 3)
Share Your Location

ΒΡΕΙΤΕ ΜΑΣ

Μπορείτε να μας βρείτε και να συνδεθείτε μαζί μας στα παρακάτω μέσα κοινωνικής δικτύωσης

Ακολουθήστε μας:


Η σελίδα είναι αφιερωμένη στην μνήμη του Γιώργου Γκιώνη