Συνεχίζοντας την περιήγηση στην σελίδα μας αποδέχεστε την χρήση της τεχνολογίας cookies.

Γκόρος: Η Aleanca Kuq e Zi έχει σχέδιο και όραμα

Γκόρος: Η Aleanca Kuq e Zi έχει σχέδιο και όραμα

Γκόρος: Συνάντησα τον αδερφό του Τένετ

Παραμύθι η συνάντηση με τον πρώην αρχηγό της CIA.

Στον κάλαθο των αχρήστων πέταξε μέσω συνέντευξής του ο ίδιος ο Γκόρος, το πρόχειρα στημένο παραμύθι των προσκείμενων σε αυτόν έντυπων και ηλεκτρονικών μέσων, τα οποία, προκειμένου για τον καλλωπισμό της εικόνας του, διατείνονταν ότι είχε συνάντηση με τον πρώην αρχηγό της CIA και γνωστό ανά τον κόσμο χειμαρραίο, George Tenet, κατά το ολιγοήμερο ταξίδι του στην Αμερική!

 

«Συνάντησα τον αδερφό του» δηλώνει όμως στη συνέντευξή του ο Γκόρος και τα σχόλια περιττεύουν.

 

Στην συνέχεια της συνέντευξης σε ερώτηση που αφορούσε την Ανθελληνική Ερυθρόμαυρη Συμμαχία δεν δίστασε να την χαρακτηρίσει  ως μια κίνηση με όραμα.

 

Διαβάστε παρακάτω την συνέντευξη του κ. Γκόρου.

 


Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro në një intervistë të dhënë dje për gazetarin, Roland Qafoku në “Planet TV” e ka vlerësuar si vizionar programin e Aleancës Kuq e Zi.

 

Ju jeni miku im i vjetër dhe në shkollën ku kemi studiuar bashkë unë ju kam njohur me emrin Gjergj Goro, çfarë ka ndodhur me emrin tuaj?

Nuk ka ndodhur asgjë e veçantë, emri im është Jorgo Goro, duke u përshtatur me emrin e gjyshit tim që ka qenë Jorgo. Ky emër më është vendosur, por njerëz të ndryshëm, kur jam regjistruar ma regjistruan emrin Gjergji.


Pra nuk ka të bëjë me greqizmin e emrit?

Jo nuk është kjo, unë kam emrin e gjyshit tim.


Cilat janë punët tuaja të para në atë bashki?

Punët e para kanë qenë kryesisht me organizimin e një pastrimi më të mirë të qytetit. E dyta kishte të bënte me evidentimin e problemit të ujit, të cilin ne e kemi premtuar se do ta zgjidhim brenda dy viteve. Gjithashtu, ajo çka ka filluar dhe mund të them me krenari është studimi urbanistik i zonës me prioritet turizmin. Deri tani nuk ka pasur fare një studim urbanistik.


Si ka mundësi që për një qytet bregdetar turistik nuk ka pasur një studim urbanistik?

Nuk dua t’i hyj atyre historive se çfarë ka ndodhur më përpara, por mund të them se në Himarë është bërë një ndërtim spontan. Ka pasur një ndërtim pa plan dhe sistem apo vizion se si duhet të bëhet. E rëndësishme është që ky studim filloi dhe po mbaron, do të presim vendimin e qeverisë dhe do të fillojmë implementimin e tij. Pavarësisht kohëzgjatjes së tij, që parashikohet për 20 vjet, ky studim do të vendosë rregull në Himarë dhe do të planifikojë zonët prioritare për turizëm, pasi ne nuk duam vetëm të ndërtojmë por edhe të zhvillojmë.


Cila është ideja juaj mbi këtë studim dhe ku do të jetë kjo zonë?

Ne e kemi studiuar pothuajse të gjithë Himarën, duke filluar që nga Llogaraja e duke përfunduar në Qeparo dhe i kemi prioritet kryesisht turizmit buzë detit, në zonën e Dhërmiut, të Jalës dhe të vetë Himarës apo Qeparosë. Megjithatë nuk kemi lënë jashtë edhe zonat malore, ndaj mund të them se kemi bërë një studim, që mund të quhet ndër më të mirat nga ato që ka pasur deri tani.


A jeni entuziastë që qeveria do ta kalojë këtë studim urbanistik ashtu siç e keni kërkuar ju?

Jemi entuziast, sepse ne nuk kemi dalë jashtë atij studimi që ka bërë Banka Botërore, lidhur me masterplanin për zhvillimin e zonës bregdetare, duke filluar nga Himara e deri në Sarandë, duke vënë kritere të ndryshme të cilat ne nuk e kemi shkelur. Madje ne këtë plan kërkojmë ta ruajmë edhe më shumë duke u mbështetur edhe mbi ligjin e ri urbanistik.


Si janë marrëdhëniet e tua me qeverinë, duke qenë se keni dy pozicione, si kryetari bashkisë së Himarës dhe përfaqësues i opozitës?

Kam pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të qeverisë aktuale edhe direkt me kryeministrin, apo ministrin e brendshëm, atë të financave apo z.Olldashi dhe mendoj se projektet që ne kemi çuar duhet t’i implemetojë. Çdo vonesë që bëhet krijon probleme në të gjithë zonën dhe sidomos në zhvillimin e turizmit. Deri tani kam një mbështetje formale dhe besoj se shumë shpejt ato projekte që ne kemi kërkuar do të implentohen.


Cila ka qenë biseda juaj me kryeministrin Berisha, lidhur me projektet që ka bashkia juaj?

Në bisedat me kryeministrin Berisha kanë qenë kryesisht lidhur me projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe projekte të mëdha që dalin jashtë mundësive që ka bashkia, sidomos me ujin e pijshëm. Kjo pasi në çdo zhvillim që do të ketë zona do të nevojitet ndryshim i situatës së furnizimit me ujë jo vetëm të qytetarëve por edhe të zonave turistike. Së dyti kanë qenë me infrastrukturën rrugore, e cila duhet të vijojë deri në zonën e plazheve. E fundit ka qenë problemi i pronës, pasi që të investohet nevojiten pronarë. Është një program i OSBE dhe BE për regjistrimin elektronik të pronës, faza e parë e të cilit ka përfunduar, e cila të bëjë me shtëpitë dhe trojet dhe tani jemi në fazën e dytë, që është me e vëshitra, e cila ka të bëje me regjistrimin e tokave bujqësore dhe kullotat. Ka pasur disa pengesa ndaj dhe shpresojmë që të nisë sa më shpejt që qytetarët të kenë mundësi që të marrin një certifikatë pronësie.


Si është raporti në këshillin bashkiak në Himarë?

PBDNJ ka shumicën, por jo mazhorancën në këtë këshill bashkiak. Janë aktivë dhe shumë bashkëpunues në problemet e bashkisë, madje një pjesë e tyre kanë një eksperiencë të gjatë pasi janë zgjedhur vazhdimisht dhe mund të them se debati i tyre është i domosdoshëm sepse edhe ne na shërben pë të çuar sa më mirë projekt vendimet në këtë këshill për t’u miratuar më pas. Pjesa më e madhe vendimeve në këshillin bashkiak janë miratuar pothuaj të gjithë me konsensus.


Cilat ishin rezultat e CENSUSI-t në Himarë?

Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi rezultatet por mund t’ju them se në çështja e organizimit të regjistrimit ka qenë një preokupim shumë i madh për përfaqësuesit e bashkisë në mënyrë që qytetarët të regjistroheshin si të dëshironin.


A pati braktisje anashkalim apo shpërfillje ndaj këtij regjistrimi?

Pati një mundësi për disa përfaqësues të OMONIA-s për bllokim apo mos regjistrim të qytetarëve me pretekste nga më të ndryshmet, por të gjithë qytetarët që ishin aty janë regjistruar.


Ka pasur një debat të madh lidhur me përkatësinë fetare dhe kombësinë lidhur me këtë çështje. Si funksionoi kjo në Himarë?

Funksionoi sipas ligjit dhe ashtu siç tregohej ne formular. Për mua personalisht nuk ka qenë asnjë shqetësim dhe njerëzit kanë shprehur atë që kanë menduar.


Cili është mendimi juaj për Aleancën Kuq e Zi?

Është një lëvizje qytetare me vizionin dhe programin e saj, e cila ka kaluar dhe në Himarë duke bërë paraqitjen e vet.


Kjo lëvizje e ka një merak të madh Himarën...

Himara nuk është qendra e botës, ajo është bukuria e këtij vendi dhe ne kështu duhet ta trajtojmë. Ne dhe qeveria duhet ta afrojmë këtë vend dhe qytetarët e saj, por ky vend nuk afrohet me fjalë por me investime, me një program dhe vëmendje të veçantë për Himarën. Himarjotët kanë prejardhjen dhe historinë e tyre ndaj duhet të trajtohen si autoktonë himarjotë dhe i takojnë këtij vendi.


Cilat janë figurat e mëdha historike që ka pasur Himara?

Himara ka pasur figura të mëdha historike që në lashtësi. Por unë vlerësoj shumë patriotët himariotë të cilët kudo që kudo që shkuan ngritën lartë vlerat e larta himarjote. Për mua ajo që mbetet një figurë e lartë është ajo e Xhorxh Tenet, e cila është një nga figurat më të spikatura.


Si e shpjegoni ju zgjedhjen e Xhorxh Tenet për të mos folur shumë mbi prejardhjen e tij në librin me kujtime?

Nuk mund të futem në detaje të librit, por ai atje më shumë flet për punën e vet dhe ka folur shumë pak për prejardhjen, megjithatë ai nuk ka thënë kurrë që nuk jam himarjot dhe kjo është shumë e rëndësishme


Në librin e tij Tenet ka treguar që një nga pengjet e nënës së tij ka qenë që nuk erdhi të shihte varret e të parëve të saj, pasi sistemi komunist nuk e lejoi. Ju si bashki a do të bëjë diçka lidhur me këtë çështje për familjen Tenet?

Në një nga bikmet që kisha në Amerikë ishte dhe ajo me disa pjesëtarë të familjes Tenet të cilët shprehën dëshirën për ardhur në Himarë këtë verë. Ndoshta nuk do të vijë vetë Xhorxh Tenet, por unë kam takuar vëllain e tij dhe ai shprehu dëshirën e tij për të ardhur.

ΟΜΟΝΟΙΑ: Καταγγελία μεθοδεύσεων στο ζήτημα σχολικώ...
Δηλώσεις Πόλο για την απογραφή μειονοτήτων
 
  1. Σχόλια (7)

  2. Σχολίασε

Σχόλια (7)

This comment was minimized by the moderator on the site

gnoste agnoste roufiane

This comment was minimized by the moderator on the site

Haona αξιε συνεχιστη και απογονε της φυλης των παραλιων ακτων της σημερινης Χιμαρας...μεινε στα πιστευω,καθως ολο σου το εγχειρημα εκει στηριζετε,δεν εχει να κανει με δημοσιογραφια παντως.Γιατι αν ειχε,δεν ειναι δυσκολο να ειχες μαθει πια ειναι η αληθεια και να σταματουσες να εγραφες μπουρδες.Ξερεις στα μπλογκικα και ιντερνετικα ακομα και στη δημοσιογραφια δεν ισχυει το πιστευε και μη ερευνα.Αν ειναι να χρησιμοποιεις το ονομα της Χιμαρας(απο Himara.gr) για να την προωθεις,τουλαχιστον καντο σωστα,αλλιως φτιαξε κανα blog και γραφε τα πιστευω σου,που να μην εχουν να κανουν με δημοσιογραφια.
Οσο για σενα Spiromilio,τραβα βρες κανα αλλο ψευδονυμο,οχι τιποτα αλλο αλλα ειναι μαλακια να εκθετεις αυτο το επιθετο που διεπρεψαν αξιοι ανθρωποι στη Χιμαρα και στον ελλαδικο χωρο.Εισαι 18 χρονων βλεπω,φαε κανα καρβελι να μεγαλωσεις και ελα μετα να μου μαθεις πως να διαβαζω τα νεα και να παρακολουθω τα μεσα.Εισαι νιανιαρο και προσεχε ποιον πιστευεις και τι πιστευεις εσυ καλυτερα...δεν ειναι ολα ασπρο μαυρο,εχει και γκρι.Τα ποιηματα ειναι πιο ομορφα απο τα σχολια.

This comment was minimized by the moderator on the site

Ρε συ Haona,εσυ που ανηκεις τελικα στα προσκειμενα προς το Γκορο ηλεκτρονικα μεσα? Με τα ιδια σου τα δημοσιευματα βγαζεις τα ματια σου και του Δημητρη ( Jimmy) Κουτουλα...εδω μας λες πριν λιγο καιρο :
"Στο παρακάτω άρθρο θα διαβάσετε μόνο ψέματα και συκοφαντίες εμπλουτισμένες με πολύ μεγάλη δόση χολής και δηλητηρίου. Πιο συγκεκριμένα αναφέρει πως ο κ. Γκόρος στην Αμερική συναντήθηκε με τα αδέρφια Τένετ, κάτι που δεν έγινε ποτέ..."
Και σημερα,μας λες οτι συναντησε τον ενα απο τους δυο αδερφους,αλλα οχι τον George.. και καμαρωνεις με την ιδια απαντηση του Γκορου σε συνεντευξη, αστο καλυτερα δεν κανεις καλη προπαγανδα,δεν γινεται να διαψευδεις τον ιδο σου τον ευατο και να το καμαρωνεις.
Οσο για τον Jimmy γραφει στην πριν λιγο καιρο...
""Tha ithela na apantiso edw gia afta pou grafi o k. arben. Toutos edw mpeni se ola ta blogs kai ta diavazi ola. Ala thelw na ksekathariso merika pragmata edw. Eho akousi polla , kai ine ola psemata afta pou grafonte sta blogs gia to taksidi tou Gorou.
O K Goros den itane kalesmenos, oute apo tous Himareous edw stin Amerki, oute apo tin Paneiporitiki Omospondia Amerikis. Antamose tous Himareous sto Washington DC. Kai kati prosopa sti New York ( meriki Himaroei.) Oute ta adlfia Tenet den antamose.""

Αρα και σεις στους συκοφαντες ανηκετε,εκτος αν δεν ειναι συκοφαντια να λες μισο ψεμα.

Δεν υπάρχει κάποιο σχόλιο στο άρθρο

Αφήστε τα σχόλια σας

Συνημμένα (0 / 3)
Share Your Location

Απ' το Facebook μας

ΒΡΕΙΤΕ ΜΑΣ

Μπορείτε να μας βρείτε και να συνδεθείτε μαζί μας στα παρακάτω μέσα κοινωνικής δικτύωσης

Ακολουθήστε μας:


Η σελίδα είναι αφιερωμένη στην μνήμη του Γιώργου Γκιώνη