Shekulli: Οριοθέτηση Αλβανικών χωρικών υδάτων

Σημερινό (5-3-2012) πρωτοσέλιδο της Shekulli:

Νόμος για νέα σύνορα με την Ελλάδα




Διαβάστε στο άρθρο όπως δημοσιεύθηκε απ' την εφημερίδα:


Ligj për kufijtë e munguar me Greqinë

 

Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë që nuk ka një ndarje të qartë të ujërave territoriale. Ligjet e vjetra u shfuqizuan në vitin 2008 për t’i hapur rrugë famëkeqit “Pakt Detar me Greqinë” dhe Kuvendit do i duhet që të shqyrtojë gjatë muajit mars projektligjin që do të rivendosë kufijtë shtetërorë të Shqipërisë. Deputetët pretendojnë se Shqipëria momentalisht ndodhet pa kufij, por kufijtë e Shqipërisë, detarë dhe tokësorë, janë përcaktuar vite më parë dhe janë të shënuar në arkivat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve fqinje.

 

Ligjet e hartuara në kohën e komunizmit për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001 duke bërë një ligj të ri që përcaktonte kufijtë tokësorë dhe detarë të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë në vitin 2008 parlamenti, me propozim te qeverisë, ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse.

Në seancën e fundit plenare, nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku deklaroi se është dorëzuar një nismë për rivendosjen e kufijve detarë. Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se nisma është dorëzuar nga Partia Socialiste javën e shkuar dhe synon të rregullojë gabimin e realizuar nga qeveria në 2008, e cila i hoqi Shqipërisë kufijtë zyrtarë.

 

Drafti “Për një ndryshim në ligjin 9861, datë 24.01.2008 “Për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror” është firmosur nga kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, dhe i kërkon kryetares së Kuvendit që të përfshijë shqyrtimin e këtij ligji në komisionet parlamentare. Drafti përcakton se “kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar si dhe të traktateve dypalëshë ose shumëpalëshe të lidhura me shtetet e tjera dhe të ratifikuara nga Kuvendi. Ndryshe nga ligji i 2008-ës që e la vendin pa kufij, nisma e re përcakton qartë kufijtë detarë jugorë dhe veriorë duke vendosur dhe koordinatat e sakta.

 

Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, thuhet në draft, shtrihen gjatë gjithë bregut të saj në një gjerësi prej 12 miljesh detare duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit ( Kalasë së Turrës) derdhja e Semanit, derdhja e Vo243zës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke, deri përmes Kanalit të Korfuzit. Ndërsa gjatësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det, deri te Kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Nisma e paraqitur në Kuvend nga grupi parlamentar socialist përcakton dhe kufijtë e brendshëm të vendit tonë. “Ujërat e brendshëm territorialë të Republikës së Shqipërisë janë ujërat e detit Adriatik dhe të detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e lumit të Bunës, kepat e përmendur më sipër, dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve e lumenjve kufitarë”, përfundon propozimi. Në këtë mënyrë ligji i ri i mbyll derën pretendimeve të shteteve fqinjë dhe marrëveshjeve që dalin jashtë kësaj kornize ligjore.

 

Paqartësitë e ligjit të vjetër

 

Në relacionin që shoqëron projektligjin e dorëzuar në Parlament nga Partia Socialiste thuhet se ndryshe nga ligjet e shfuqizuara, Ligji nr 9861 date 24.1.2008 “ për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror”, i propozuar nga Qeveria dhe i miratuar në Kuvend, nuk ka asnjë nen që të lidhet me ujërat territoriale. Ndërsa lidhur me kufirin në përgjithësi, ka vetëm një nen sipas të cilit “Kufiri shtetëror i RSH është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi si dhe traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të lidhura me vendet e tjera”. Sipas propozuesit, ligji aktual shtron disa pyetje si: a)deri në momentin që nuk kemi nënshkruar dhe për rrjedhojë nuk kemi ratifikuar marrëveshje me Greqinë dhe Malin e Zi, a ka kufij detarë Republika e Shqipërisë me këto vende? b) Për sa kohë me Greqinë ende nuk kemi nënshkruar ndonjë marrëveshje dypalëshe për kufirin tokësor (pasi pala greke gjithnjë ka refuzuar një gjë të tillë), ligjvënësi shtron pyetjen nëse është i vlefshëm( në bazë të Ligjit të 2008) Protokolli i Firences për sa kohë që neni 3 i ligjit të 2008 kërkon traktat dypalësh apo shumëpalësh dhe jo Protokoll. Sipas nismëtarëve, çështja bëhet tepër serioze po të mbahet parasysh se të pyetur në Gjykatën Kushtetuese me rastin e shqyrtimit nga kjo e fundit të marrëveshjes për Detin me Greqinë, përfaqësues të Kuvendit, kryeministrisë, Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes pohuan se “nuk kanë ekzistuar më parë kufij detarë me Greqinë.

 

Si u shfuqizuan ligjet e vjetra për kufijtë e Shqipërisë

 

Procedura e shfuqizimit të ligjeve që i hapi rrugë faljes së detit shqiptar tek fqinjët grekë ka nisur shumë vite më parë. Hapi i parë është kryer në vitin 2001 me pretendimin se po hartohet një ligj më i mirë. Me të njëjtin pretendim, në vitin 2008, u hartua ligji tjetër, i cili e la vendin në dorën e disa ekspertëve që negocionin me fqinjët.

 

Ligji i vitit 2001

 

Në prill të vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për “Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, në të cilin sanksionohet se kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare. “Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm. Ai tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet në ligj. Për sa i takon kufijve detarë, ligji i vitit 2001 sanksionon: Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vo243zës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

 

Kjo i jep të drejtë Shqipërisë të ushtrojë sovranitet e saj mbi ujërat territoriale dhe të brendshme si dhe në hapësirën ajrore. “Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore”,- thuhet në ligjin e vitit 2001. Sipas tij, Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet.

 

Ligji i vitit 2008

 

Ndërkohë shtatë vite më pas Kuvendi ndryshon ligjin për “Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Në nenin e parë të këtij ligji thuhet: “Me këtë ligj rregullohen kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, bashkëpunimi policor ndërkufitar, bashkëpunimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sigurinë në kufi”. Në tërësi ligji i vitit 2008 rregullon mënyrën e funksionimit të pikave të kalimit kufitar, mënyrën se si do të ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes së shtetasve me viza etj. Por në këtë ligj nuk bëhet asnjë ndarje e kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 53 të shfuqizohet ligji i vjetër i kufijve. “Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”,- thuhet në ligjin e vitit 2008, i cili është ende në fuqi. Luis Tanushi

 

Ku shtrihen ujërat territoriale shqiptare

 

Ujërat territoriale shqiptare fillojnë nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vo243zës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Ujëra të brendshme janë ato të Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur më lartë dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë

 

 

 

 

 

Përkufizimi i Shqipërisë në enciklopedi

 

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve. Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor). Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.

 

 

 

 

 

Si rrëzoi Kushtetuesja Paktin Detar

 

Me unanimitet të plotë Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzojë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur midis Shqipërisë dhe Greqisë, të njohur gjerësisht si Pakti Detar. Skandali u denoncua nga media dhe më pas nga shoqëria civile. Nëntë gjyqtarët vendosën pas pesë muaj shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, të pranonin kërkesën për rrëzimin e paktit detar me Greqinë. Në arsyetimin e saj, gjykata çmoi se gjatë nënshkrimit të marrëveshjes është anashkaluar institucioni i Presidentit, ka pasur mangësi në përmbajtjen e marrëveshjes, paqartësi në titullin e paktit detar. Në vijim të konkluzioneve të saj, Kushtetuesja shprehej se gjatë bisedimeve nuk janë zbatuar parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave, nuk është respektuar vija bazë e bregdetit si mosrespektim i gjirit të Sarandës apo mosmarrja si vijë ndarëse ë shkëmbit Barketa. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se marrëveshja nuk u shoqërua me harta të plota dhe se informacioni nuk ka qenë i plotë.

 

 

Ευρήματα της Ελληνιστικής περιόδου στο Γκραμσι
Συνελήφθη Αλβανός για δολοφονία Έλληνα
 
  1. Σχόλια (0)

  2. Σχολίασε

Σχόλια (0)

Δεν υπάρχει κάποιο σχόλιο στο άρθρο

Αφήστε τα σχόλια σας

Συνημμένα (0 / 3)
Share Your Location

By accepting you will be accessing a service provided by a third-party external to https://www.himara.gr/

ΒΡΕΙΤΕ ΜΑΣ

Μπορείτε να μας βρείτε και να συνδεθείτε μαζί μας στα παρακάτω μέσα κοινωνικής δικτύωσης

Ακολουθήστε μας:


Η σελίδα είναι αφιερωμένη στην μνήμη του Γιώργου Γκιώνη

X

Right Click

No right click