Συνεχίζοντας την περιήγηση στην σελίδα μας αποδέχεστε την χρήση της τεχνολογίας cookies.

Το χθεσινό άρθρο για την καλλιεργήσιμη γη και τον 7501

Το χθεσινό άρθρο για την καλλιεργήσιμη γη και τον 7501

40% των τίτλων ιδιοκτησίας είναι πλαστοί. Η Αλβανική κυβέρνηση θα επανεξετάσει τους προβληματικούς φακέλους της καλλιεργήσιμη γής

Δηλώσεις Genc Pollo και οι αλλαγές στον νόμο.


Ακολουθεί το πλήρες άρθρο στα Αλβανικά:

 

Qeveria do të verifikojë edhe një herë dosjet problematike të tokës bujqësore.

Ligji, kush ka marrë tepër do e blejë me vlerën e tregut.

Qeveria do të verifikojë edhe një herë dosjet problematike të tokës bujqësore të ndarë me ligjin 7501 dhe veçanërisht vendimet e komisioneve vendore për dhënien e tokës në mënyrë të kundërligjshme. Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për krijimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” i propozuar nga Ministria e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Ministria e Bujqësisë. Sipas relacionit të projektligjit, mësohet se nga verifikimi i titujve të pronësisë të lëshuar nga komisionet vendore, rezulton se 40% e dosjeve janë me probleme dhe ndarja e truallit është bërë në mënyrë të kundërligjshme. “Gjatë periudhës së funksionimit të komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë janë shqyrtuar mbi 2000 tituj pronësie. Si rezultat i këtij shqyrtimi është konstatuar pavlefshmëria ligjore për 40% të tyre dhe është ndjekur procedura e paraqitjes në gjykatë. Por gjatë veprimtarisë së komisioneve vendore kanë rezultuar edhe tituj pronësie të krijuar në përputhje me kriteret ligjore, për të cilët janë marrë vendimet përkatëse për rikonfirmim”, thuhet në relacionin e draftit të qeverisë.

 


Riformulimi
Vendimet e komisioneve vendore sipas draftit të ri të ekzekutivit do të riformulohen në dy variante, kur konstatohet dhënie e truallit në mënyrë të jashtëligjshme. Në rast se nga verifikimi do të konstatohen vendime të ndarjes së tokës bujqësore që nuk janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë këto vendime do të shpallen ose në pavlefshmëri të pjesshme, ose të plotë. Në rast se një pronar ka marrë më shumë se 12 hektarë tokë, pra 2 më shumë seç i takojnë, atëherë do të shpallet si vendim për pavlefshmëri të pjesshme. “Nëse pavlefshmëria e pjesshme vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, përpara marrjes së vendimit për pavlefshmëri të pjesshme, sipërfaqja shtesë i ofrohet këtij subjekti përkundrejt pagesës, e cila llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës së AKKP-së, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipërfaqja e ofruar nuk duhet të kalojë 10% të sipërfaqes që i takon subjektit, referuar normës për frymë të fshatit”, thuhet në projektligj.

Pavlefshmëria e plotë
Pavlefshmëria e plotë e titullit të pronësisë sipas projektligjit të propozuar nga ekzekutivi mund të realizohet në dy raste, kur pronari kërkon të përfshijë në tapinë e tij më shumë se 10% të truallit ose kur refuzon të kryejë pagesën për truallin që ka marrë më shumë, atëherë komisioni vendor merr vendim për pavlefshmëri të plotë. “Në rast se sipërfaqja shtesë në aktin e marrjes së truallit në pronësi e kalon 10% të sipërfaqes që i takon dhe mbajtësi i titullit ka kryer pagesën për ligjërimin e titullit të ofruar, sipas pikës 2 të këtij neni, komisioni vendor merr vendim për pavlefshmëri vetëm për sipërfaqen që është më tepër se 10%. Në rast se mbajtësi i titullit refuzon pagesën, atëherë KV-ja merr vendim për pavlefshmëri. Rregullat më të hollësishme për mënyrën e veprimit të sekretariatit teknik dhe për shqyrtimin e ankimit nga KQT-ja, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligj.

Genc Pollo
Pronarët e tokave bujqësore, që i kanë përfituar ato me ligjin 7051, por që nuk kanë aktin e pronësisë, do të mund të marrin pronësinë e plotë në një hark kohor njëvjeçar. Kjo do të mundësohet nga miratimi në Kuvend i projektligjit “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Ministri i MITIK, Genc Pollo, deklaroi se ky projektligj u jep të drejtë krerëve të pushtetit vendor që të plotësojnë dokumentacionin, të cilin nuk e kanë plotësuar pas viteve ‘90 komisionet e atëhershme të ndarjes së tokës bujqësore.

Ndryshimet në pr/ligj
“Neni 9

Vendime të KV-së për tituj pronësie të kundërligjshme
1. Kur gjatë verifikimit të dokumentacionit konstatohet se titulli i pronësisë mbi tokën bujqësore është lëshuar në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4 të këtij ligji, KV-ja merr vendim për pavlefshmëri të plotë apo të pjesshme të titullit të pronësisë.
2. Nëse pavlefshmëria e pjesshme vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, përpara marrjes së vendimit për pavlefshmëri të pjesshme, sipërfaqja shtesë i ofrohet këtij subjekti përkundrejt pagesës, e cila llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës së AKKP-së, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipërfaqja e ofruar nuk duhet të kalojë 10% të sipërfaqes që i takon subjektit, referuar normës për frymë të fshatit.
3. Në rast se sipërfaqja shtesë në AMTP e kalon 10% të sipërfaqes që i takon dhe mbajtësi i titullit ka kryer pagesën për ligjërimin e titullit të ofruar, sipas pikës 2 të këtij neni, KV-ja merr vendim për pavlefshmëri vetëm për sipërfaqen që është më tepër se 10%. Në rast se mbajtësi i titullit refuzon pagesën, atëherë KV-ja merr vendim për pavlefshmëri.
4. Procedurat e njoftimit dhe mënyra e pagesës së detyrimit financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
5. Vendimet për pavlefshmëri të plotë apo të pjesshme trajtohen sipas nenit 10 të këtij ligji, përveç rastit të trajtuar në pikën 2 të këtij neni.
6. Kur mbajtësi i parë i titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore, të lëshuar në kundërshtim me ligjin, nuk e posedon më tokën në mënyrë të plotë ose të pjesshme, si pasojë e një transaksioni apo shpronësimi për interes publik, detyrohet që për sipërfaqen përkatëse të tokës së shitur të kryejë pagesën e kësaj toke, vlera e të cilës llogaritet:
a) sipas hartës së vlerës së tokës të AKKP-së, përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për sipërfaqet e tjetërsuara si rezultat i transaksionit
b) vlerën e kompensuar për sipërfaqet e tjetërsuara si rezultat i shpronësimit për interes publik.
7. Vendimi i KV-së merret pasi të jetë vënë në dijeni mbajtësi i parë i titullit të pronësisë së kundërligjshme dhe i komunikohet atij brenda 8 (tetë) ditëve. Vendimi, përveç deklarimit të pavlefshmërisë, përmban edhe detyrimin e pagesës së vlerës së tokës. Mënyra dhe afatet e shlyerjes së detyrimit për vlerën e tokës përcaktohen nga gjykata”.

Tokat pa shpërblim, korrigjohet ligji i ‘95
Qeveria do të rregullojë me ligj statusin juridik për familjet bujqësore, që nuk gëzojnë aktin e marrjes së truallit në pronësi për shkak të moszbatimit korrekt të ligjit “Për titujt e pronësisë mbi tokat bujqësore”. Kuvendi pritet të diskutojë projektligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Në relacionin e projektligjit thuhet se: “Ndryshimet e propozuara janë një domosdoshmëri, për shkak se fenomeni i mosplotësimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi zë një peshë të madhe në problematikën e krijuar nga paraqrtësitë e vetë legjislacionit të ndarjes së tokës bujqësore apo zbatimit jo korrekt të tij”. Nisma e propozuar nga qeveria synon të rregullojë disa paqartësi të ligjit të miratuar në vitin 1995, që u dha të drejtën familjeve që kishin marrë tokën bujqësore në përdorim, ta kalonin atë në pronësi pa shpërblim, por vetë ligji thuhet në draft ka paqartësi në formulimin e tij.

FATION BINJAKU

Αν η πολιτική είναι αριθμοί, τότε δεν πάμε καλά!
Θεματολογία εκπομπής Βόρειος Ήπειρος.gr
 
  1. Σχόλια (0)

  2. Σχολίασε

Σχόλια (0)

Δεν υπάρχει κάποιο σχόλιο στο άρθρο

Αφήστε τα σχόλια σας

Συνημμένα (0 / 3)
Share Your Location

Απ' το Facebook μας

ΒΡΕΙΤΕ ΜΑΣ

Μπορείτε να μας βρείτε και να συνδεθείτε μαζί μας στα παρακάτω μέσα κοινωνικής δικτύωσης

Ακολουθήστε μας:


Η σελίδα είναι αφιερωμένη στην μνήμη του Γιώργου Γκιώνη