Επιστολή Ομόνοιας Χιμάρας για Παλέρμο - Λάμανα

Επιστολή Ομόνοιας Χιμάρας για Παλέρμο - Λάμανα

"Μετά από την πρόσφατη συνάντηση μας για την κήρυξη της προστατευόμενης ζώνης Λαμανα-Πόρτο Παλέρμο, συγκεντρώσαμε τις υπογραφές από την συντριπτική πλειοψηφία των κατοίκων που κατέχουν τίτλους ιδιοκτησίας στην περιοχή που κηρύσσεται προστατευόμενη Λαμανα-Πόρτο Παλέρμο και θα αποστείλουμε το υπόμνημα σε όλες τις αρμόδιες υπηρεσίες του αλβανικού κράτους, καθώς και σε διεθνείς οργανισμούς. Στο συγκεκριμένο υπόμνημα φαίνεται ξεκάθαρα η διαφωνία των κατοίκων με αυτήν την μεθόδευση, που στόχο έχει την υφαρπαγή των περιουσιών. "

Η επιστολή:

Himare me 16.06.2022

Lenda Kerkese

Objekti: Ndalimin e procedures per shpalljen Zone e Mbrojtur detare bregdetare te ekosistemit natyror detar -bregdetar te gjirit te Porto Palermo-Llaman

Park Natyror.

Drejtuar: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Bashkia Himare

Te nderuar!

Ne cilesine e pjesemarresve ne takimin e dates 15.06.2022 , takim ky i cili nuk u zhvillua per shkak te kundershtive te komunitetit dhe largimit te perfaqesuesve te Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit pa sqarime, ju parashtrojme pretendimet tona dhe kerkesen si me poshte: Se pari Lidhur me proceduren :

Ne takimin e dates 15.06.2022 (ne ambjentet ku ishte caktuar vendi i konsultimit publik) kishin hyre dhe ishin prezent punonjes te administrates se Bashkise Himare te cilet nuk i lidh asgje me kete konsultim publik si edhe nuk terheqin asnje lloj interesi pasuror apo tjeter lloji ne zonen ne fjale. Pervec kesaj, kane edhe konflikt te hapur interesi. (per kete disponojme materjal video.) Se dyti Lidhur me permbajtjen e takimit qellimin dhe situaten faktike dhe ligjore te zones. Sikunder konstatohet nga harta e cila ishte prezantuar dhe eshte bere edhe publike, Gjiri i Llamanit eshte perjashtuar nga "projekti" ne fjale ne kundershtim me sa permban titulli i konsultimit publik.

Aktualisht ne kete zone jane dhene leje nga minsitria perkatese per zhvillime aktiviteti tregetar te kultivimit te disa llojeve te peshqve duke instaluar vaska ne det ne qender te kesaj zone, ne afersi te keshtjelles se Porto Palermo e cila eshte monument kulture i klasit te pare. Prezumohet se per kete aktivitet ka edhe leje mjedisore te miratuar nga vet Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e cila u paraqit si inciuese e ketij projekti. Dihet se vaskat per kultivimin e peshkut jane nga ndoteset me te medha te fundit te detit per shkak te dekantimit te mbetjeve ushqimore dhe te tjera. Kjo situate eshte ekstremisht kontradiktore lidhur me projektin ne fjale. Qeveria Shqiptare, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Himare te cilat nuk kane mundur te ruajne dot zonen perreth keshtjelles se Porto Palermo duke e kthyer ate ne nje parkim gjigand makinash te mbushur me mbetje urbane dhe duke dhene leje per ushtrim aktiviteti tregetar, plazhe private, kerkojne tani papritmas, te krijojne kete park natyror detar dhe ujor ne kundershtim me cdo logjike ekonomike dhe ne kundershtim me interesat pasurore pronesore te komunitetit Himarjot te zones.

Ky projekt perfshin ne pjesen me te madhe te tij gadishullin e Gjirit te Porto Palermo ne te cilen ne si komunitet zoterojme aktualisht prona dhe kemi tituj pronesise te vjeter dhe te rinj.

Ne zone ndodhet nje mol per ankorimin e mjeteve detare qe parkohen me shumice, pa kritere dhe qe ndotin relisht kete zone me hidrokarbure.

Ne zone ndodhet nje baze ushtarake detare e cila presupozon ankorimin dhe riparimin e mjeteve ushtarake detare e cila ndonese ndodhet ne zonen me te bukur e cila objektivisht duhet ruajtur, eshte perjashtuar nga ky projekt sebashku me nje teritor te madh mbi te cilat ka objekte te renuara ushtarake.

Kjo baze nuk eshte hequr nga fondi i aseteve te ushtrise dhe kalimi i mjeteve ushtarake qe punojne me nafte dhe qe do ankorohen aty, do te ndotin gjithe zonen dhe rrjedhimisht e kthejne kete projekt ne jo logjik per nga vet pozicionimi ne gjirin e Porto Palermos te kesaj baze. Fundi i detit perreth bazes ushtarake dhe keshtjelles eshte e mbushur me mbetje plastike dhe mbeturina te depozituara aty ne vite dhe zona nuk ka asnje atraksion real nenujor.

Ne zone nuk rritet asnje specie e rrale e gjallesave detare dhe tokesore dhe zona ne fjale nuk eshte ndonje habitat i vecante per lloje te kafsheve detare dhe tokesore qe te justifikoje kthimin e saj ne park natyror.

Dihet boterisht se parqet natyrore, shpallen nen nje kontekst te caktuar mjedisor, kur ne keto zona nuk ka patur kurre nderhyrje nga njeriu dhe zona eshte ne gjendjen natyrale e pa prekur nga nderhyrje te jashtme. Zona ne fjale, jo vetem qe nuk eshte e tille, por aty zhvillohet nje veprimtari e dendur tregetare dhe me impakt mjedisor te rende, per fat te keq prej shume vitesh. Rrjedhimisht zona nuk eshte e tille qe te gezoje realisht kete gjendje "natyrore te pa prekur"

Nga ana tjeter, kthimi i zones ne park natyror, privon zonen ne fjale dhe pronat tona si pronare autoktone te Himares nga zhvillimi i qendrueshem dhe i zhvlefteson teresisht ato.
Ky projekt eshte kontradiktor me vet menyren dhe rrethanat sesi eshte administruar dhe po administrohet realisht kjo zone. Qeveria shqiptare dhe Bashkia Himare nuk menaxhon dhe mbron dot siperfaqe te vogla te kesaj zone sikunder e permendem me lart, nderkohe qe vijon me dhenien e lejeve tregetare ne favor te te treteve duke passjelle nje ushtrimin e pushtetit ne menyre te dispropocionuar.

Pervecse kontradiktor lidhur me thelbin e tij, (synimi per te ruajtur te nje zone te caktuar ne kushte natyrore nderkohe qe aty ka demtime te renda te natyres, ndertime pa leje etj) projekti eshte diskriminues per ne duke na perjashtuar pergjithmone nga zhvillimi i zones ne fjale e cila ka potenciale te medha te zhvillimit te turizmit elitar me pasoje zhvillimin ekonomik te gjithe Bashkise Himare.

Nuk mundet dhe nuk duhet, qe disa te perfitojne dhe te nxjerrin perfitime pasurore nga pronat dhe bizneset ne zonen ne fjale dhe te tjeret (ne) te privohemi totalisht nga pritshmerite tona te lidhura me zhvillimin social ekonomik.

Ky projekt kthen titujt tone te pronesise ne letra pa vlere dhe pronat tona i zhvlefteson ne menyre te pa kthyeshme.

Projekti ne fjale na privon nga e drejta per ti zhvilluar ato barabar me te tjeret brenda kuadrit ligjor ne fuqi. Ky projekt eshte klientelist, jashte kontekstit social ekonomik ne te cilin eshte fokusuar komuniteti yne, eshte ne kundershtim me logjiken ekonomike, interesat tona aktuale dhe te se ardhmes.

Per sa mesiper, njezeri, kerkojme :

Ndalimin e procedures per shpalljen zone e mbrojtur detare bregdetare te ekosistemit natyror detar - bregdetar te gjirit te Porto Palermo-Llaman Park Natyror.

Shprehim mosdakortesine tone lidhur me projektin ne fjale. Jemi per zhvillimin dhe kunder abuzimit me pronen.

Σχετικά άρθρα


Σχόλια

Προσθήκη σχολίου